Qeveria e Kosovës ndan 310 mijë euro për zgjedhjet në komunat veriore

Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës përgjatë së premtes, ku ka miratuar kërkesën e KQZ-së për ndarjen e 310,183 eurove për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë të komuanve në veri të vendit.

Kështu ka bërë të ditur vetë Zyra e Kryeministrit me anë të një komunikate për media, duke bërë të ditur se është marrë vendimi edhe për shpërndarjen e Kuvendit Komunal të Zveçanit dhe Leposaviqit “për shkak të jo funksionalitetit të tyre”, shkruan lajmi.net.

Marketing

Në mbledhjen e Qeverisë është marrë vendimi edhe për ndarjen e 5,705,039 milionë eurove për Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve.

Gjithashtu, është aprovuar edhe kërkesa e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, duke dhënë autorizimin e  Marrëveshjes Implementuese ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore dhe Ministrisë së Mbrojtjes në emër të Qeverisë së  Republikës së Kosovës, lidhur me atashimin e personelit nga Forca e Sigurisë së Kosovës në Kompaninë Roulment të Këmbësorisë në Ishujt Falklands.

Gjithashtu në mbledhje, Qeveria ka miratuar “Rregulloren për Strukturën Organizative të Njësive Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit. Kjo rregullore përcakton strukturën organizative të Njësive profesionale të zjarr fikjes dhe shpëtimit, si dhe kriteret themelore të organizimit, gradimit dhe funksionimit të tyre”.

Marketing