Qeveria e Maqedonisë miraton informacionin për ndërtimin e Qendrës Klinike Universitare

Në seancën e 134 të Qeverisë sot u miratua informacioni për ndërtimin e Qendrës Klinike Universitare. Qeveria e obligoi Ministrinë e Financave në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë që të përgatisin kërkesë për financimin e Qendrës Klinike, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë.

Marketing

“Prioritet është ndërtimi sistemit shëndetësor me qasje më cilësore dhe më të kapshme e cila do të sigurojë kushte të larta të kuadrit medecinal, për zhvillimin e saj strukturor. Në këtë mënyrë do të sigurohen kushte më të mira për qytetarët” thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga atje thonë se sipas projektit të paraparë objekti i Qendrës Klinike do të ketë hapësirë 102.000 metra katrorë, 1.300 shtretër, 20 salla operacioni, tetë dhoma për lindje dhe 65 ambulanca speciale.