Qeveria e Maqedonisë: Shkarkime dhe emërime në disa institucione

Në seancën e sotme Qeveria i pranoi propozim vendimet e Komisionit qeveritar për emërime dhe janë marrë disa vendime.

Marketing

Ndërsa vendimet për emërime janë si më poshtë: Aleksandar Cuculoski, të shkarkohet nga detyra ushtrues i detyrës anëtar i përkohshëm i këshillit të drejtorëve të Shoqërisë aksionare për ndërtimin dhe menaxhimin e hapësirave të banimit dhe hapësirave afaristet me rëndësi për Republikën.

– Muhamed Llamallarin, ta zgjedh anëtar të Këshillit të drejtorëve të Shoqërisë aksionare për ndërtimin dhe menaxhimin e hapësirave banesore dhe hapësira afariste me rëndësi për Republikën.

– Qeveria e Republikës së Maqedonisë të Veriut arriti në përfundimin që t’i rekomandojë Këshillit mbikëqyrës të Shoqërisë aksionare për komunikacionin postar “Posta e Maqedonisë së Veriut” në pronësi të shtetit – Shkup për të shkarkuar nga detyra anëtarin e Këshillit drejtues të Shoqërisë aksionare për komunikacion postar “Posta e Maqedonisë së Veriut” pronë e shtetit – Shkup Dragi Cvetkovski dhe për të zgjedhur anëtar të ri Nuredin Fetain.

– Në bazë të nenit 49 paragrafi 4 i Ligjit për Bankën Popullore (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” Nr. 158/2010, 123/2012, 43/2014, 153/2015, 6/2016 dhe 83/2018), Qeveria e Republikës së Maqedonisë të Veriut përfundoi t’i propozojë Kuvendit të Republikës së Maqedonisë të Veriut për anëtarët jo-ekzekutivë të Këshillit të Bankës Populore të Republikës së Maqedonisë të Veriut, me mandat prej shtatë vjetësh për të emëruar: Borçe Trenovskin, Nikolla Popovskin dhe Marjan Petreskin.

– Isni Jakupin ta emërojë drejtor të Drejtorisë së Ekonomisë së Ujërave, organ brenda Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

– Të emërojë Tatijana Lalçevskan drejtoreshë të Gazetës Zyrtare të Republikës së Maqedonisë të Veriut.

– Të largojë nga detyra Natasha Jankovska si anëtare e Këshillit për arsim profesional dhe trajnime, përfaqësuese e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, me kërkesën e saj.

– Të emërojë Snezhana Kostovska Fërçkovskën anëtare të Këshillit për Arsim profesional, përfaqësues i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

– Të emërojë anëtarët e Këshillit të Shkollës – përfaqësues të themeluesit të Shkollës së Mesme Shtetërore – Qendra Rajonale për arsim profesional dhe trajnime “Mosha Pijade” Tetovë: Arben Nesimin, Goran Saveski dhe Dushko Koceskin.

– Qeveria u informua për dorëheqjen e Daniel Dimevski nga pozita e kryetarit të Komisionit për vlerësimin e propozimit – lista e vauçerëve sportivë dhe bazuar në nenin 14-g paragrafi 9 të Ligjit për sportin, organi i administratës shtetërore përgjegjës për sportet për krijimin e një Komisioni qendror për vlerësimin e listës së propozimeve, për periudhë katër vjeçare (Agjencia për Rini dhe Sport), qeveria i propozoi: për kryetar Ognen Stojanovskin dhe për anëtarë: Gjorgji Tasev, Natasha Smilevska, Nijazi Elmazov, Drilon Lleshi, Ivan Minoski dhe Bejtulla Emini.

– Arjan Dacin, për të shkarkuar nga detyra anëtar i Këshillit të drejtorëve – përfaqësues i themeluesit të Klinikës Universitare të ISHP-së për Kirurgji të fytyrës, nofullës dhe qafës – kirurgji maksilofaciale – “Akademik Ilija Vaskov” për shkak të konfliktit të interesit, dhe për anëtarë ta emërojë Shkëlqim Selimin në Këshillin drejtues.

– Shkodrane Dardhishtën ta shkarkojë nga pozita e ushtruesit të detyrës së drejtorit të Institucionit të Shëndetit Publik në fushën e shëndetësisë për nevojat e ISHP Klinikat Universitare, Instituti dhe Qendra Emergjente Shkup për shkak të ekzistimit të konfliktit të interesit.

– Të emërojë Amar Dautin ushtrues detyre të drejtorit të ISHP-së në fushën e shëndetësisë për nevojat e ISHP Klinikat Universitare, Instituti dhe Qendra Emergjente Shkup.

– Të shkarkojë Lupço Pavlovskin nga detyra anëtar i Këshillit drejtues të Ndërmarrjes Publike “Rrugët Shtetërore” me kërkesën e tij.

– Të emërojë Stojançe Manevin anëtar të Këshillit drejtues të Ndërmarrjes Publike “Rrugët Shtetërore”.

– Daut Hajrulahin të shkarkojë nga detyra anëtar i Këshillit drejtues të Ndërmarrjes Publike “Rrugët Shtetërore”.

– Të emërojë Ilir Selmanin anëtar të Këshillit drejtues të Ndërmarrjes Publike “Rrugët Shtetërore”.

– Biljana Simonova – Taseva të shkarkojë nga detyra anëtare e Këshillit drejtues të NP për mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e autostradave dhe rrugëve regjionale – Shkup me kërkesën e saj për shkak të ekzistencës së gjendjes të konfliktit të interesit, dhe

– Për të emëruar Aleksandar Jakovlevski Avokat i Shtetit në Avokaturën e Shtetit të Republikës së Maqedonisë të Veriut për rajonin e Velesit.

Marketing