Radhitja e Maqedonisë në raportin e “Transparensi Internashënell” sipas Qeverisë nuk është e shkëlqyer dhe nuk është për t’u krenuar, por është më e mirë dhe ka progres për 14 vende krahasuar me herën e mëparshme.
Vlerësime të tilla sot dhanë zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov dhe i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve për radhitjen më të re të Maqedonisë në raportin e “Transparensi Internashënall” në të cilin shteti renditet në vendin e 93-të sipas Indeksit të korrupsionit për vitin 2018.
“Transparenci Internashënall” doli me raport para pak kohe në të cilën Maqedonia nuk ka vend të shkëlqyer, por ka avancim për 14 vende më mirë se sa herën e kaluar dhe tani ky nuk është arsyetim, por vetëm paralajmërim. Nuk ka asnjë rast ku një shtet me thikë me një një vendim apo me dhjetë vendime gjatë natës e ka përfunduar me sukses luftën kundër korrupsionit. Ne filluam me dy politika të cilat i treguan rezultatet e para.
Nuk është e mundur të luftoni kundër korrupsionit, nëse nuk keni transparencë. Nuk është e mundur të thoni se nuk e keni keqpërdorur pushtetin, nëse nuk jeni të gatshëm ta nxirrni në dritë. E dini se për dallim prej më herët, pjesa më e madhe e të dhënave janë të qasshme. Përpiqemi gjithmonë t’i publikojmë. Qeveria nuk ka çfarë të fsheh, do të zhvillojë politikë të transparencës. Kështu ne e udhëheqim punën”, tha Shekerinska.
Ministri i Punëve të Jashtme potencoi se radhitja më e re nuk është për t’u krenuar, por se është më mirë se herën paraprake që sipas tij tregon se drejtimi është i mirë, megjithatë është larg prej atje ku duhet të jemi dhe ku duam të jemi.
Ministri Spasovski vlerëson se Maqedonia është atje ku është, për shkak politikave që u zbatuan në të kaluarën dhe rezultatet që kanë qenë lidhur me luftën kundër korrupsionit.