Rrjedhin afatet për formimin e qeverisë së re. Nga VMRO – DPMNE thonë se po punojnë në formimin e shumicës parlamentare. Ndërkohë ftojnë LSDM-në të thotë publikisht se me kë kanë arritur të formojnë koalicione.
“VMRO-DPMNE punon në formimin e shumicës parlamentare dhe informacionet nga burime të pa vërtetuara nuk i konfirmojmë e as përgënjeshtrojmë. Shohim se LSDM dhe Zaev thonë se kanë shumicën, ndërkaq nga ana tjetër këtë nuk e vërtetojnë partitë politike. LSDM të publikoj se me cilat parti kanë formuar shumicë parlamentare, cilët janë partnerët e koalicionit të LSDM-së dhe të japin detaje rreth kësaj.” – tha zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski.
blob:https://www.facebook.com/11af5ae8-4911-4858-906c-ec2c9ad6d05f