Qeveria e re e Edi Ramës me 12 gra dhe 4 burra me poste ministrore

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar përbërjen e qeverisë së re në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS, shkruan Gazeta Metro.

Marketing

Ajo çka bie në sy është se dominojnë ministret gra, ku janë 12 ndërsa veç katër burra, për dallim nga Qeveria e Kosovës në krye me Kurtin që ka 5 gra ndërsa 11 burra në poste ministrore.

Rolin e Zëvendës kryeministrit do ta marrë Arben Ahmetaj. Ministrat për Europën dhe Punët e Jashtme dhe Mbrojtjen do të jenë Olta Xhaçka dhe Niko Peleshi.

Më poshtë lista e plotë:

Kryeministër, Edi Rama

Zv.Kryeministër, Arben Ahmetaj

Niko Peleshi, ministria e Mbrojtjes

Olta Xhaçka minister e jashtëm

Ulsi Manja, ministër Drejtësie

Bledi Çuçi, ministër i Brendshëm

Delinda Ibrahimi, minister e Financave

Belinda Balluku, ministre e Instrastrukturës

Ogerta Manastirliu, ministre e Shëndetësisë

Evis Kushi, ministre e Arsimit

Frida Krifca, ministre e Bujqësisë

Mirela Kumbaro, ministre e Turizmit

Elva Margariti, ministre e Kulturës

Elisa Spiropali, ministre Shteti

Edona Bilali, ministre Shteti

Bora Muzhaqi, ministre Shteti

Milva Ekonomi, ministre Shteti.