Qeveria e re e Italisë bën betimin

Qeveria e re e Italisë, një koalicion mes partive rivale, bëri të enjten betimin.

Marketing

Kryeministri Giuseppe Conte dhe kabineti i tij premtuan në ceremoninë e drejtuar nga presidenti italian në pallatin presidencial Quirinale, se do të mbrojnë interesat e Italisë.
Qeveria e mëparshme e koalicionit e drejtuar nga zoti Conte u rrëzua muajin e kaluar pasi partneri i tij Lega e krahut të djathtë, udhëhequr nga Matteo Salvini, u tërhoq.

Dhjetë ministra janë të lëvizjes populiste 5-yjet, partia më e madhe parlamentare. Demokratët e qendrës së majtë kanë nëntë ministra dhe një parti e vogël e krahut të majtë ka një. Ministri i brendshëm, i cili merret me politikën e emigracionit, nuk ka përkatësi partiake.

Jetëgjatësia e këtij koalicioni ish-rivalësh mund të varet nga vendosmëria e tij për të shmangur zgjedhjet e parakohshme që mund të sjellin në pushtet zotin Salvini, i cili ka një platformë anti-emigracion. Lega triumfoi në zgjedhjet e Parlamentit Evropian të majit. /voa