Qeveria e re, filloi takimi Ahmeti-Zaev

Liderët e LSDM-së dhe BDI-së Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti në klubin e deputetëve  po zhvillojnë takim nga i cili pritet që të nënshkruhet marrëveshje përfundimtare për formimin e koalicionit qeveritar.

Marketing

Zaev dhe Ahmeti shoqërohen nga sekretarët e përgjithshëm të partive, Ljupço Nikollovski dhe Artan Grubi.

Siç njoftuan dje nga LSDM dhe BDI, është arritur marrëveshje serioze mes dy palëve në negociatat për formimin e qeverisë.