Qeveria e re, Pendarovski: Pres zbatim të tërësishëm të agjendës së BE-së

Presidenti, Stevo Pendarovski është optimist se  këtë vjeshtë do të arrihet përparim në procesin e inkuadrimit në BE . Edhe përkundër sfidave me të cilat përballet rajoni  dhe vetë Unioni në kushte të krizës korona  Pendarovski porosit se rajoni ka nevojë të ketë perspektivë evropiane.

Marketing

Ai pret nga qeveria e re zbatim të tërësishëm të agjendës së BE-së në fushat e rëndësishme.

“Parakushti kryesor për sukses është të mblidhen personat më të shkathët, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike ose politike. Pres të shoh njerëz me kapacitete të fuqishme pro-evropiane dhe demokratike, me shënime të pastra anti-korruptuese.”, ka porositur presidenti Pendarovski, që vlerëson se mungesa e perspektivës europiane  gjithmonë nxit agjendat politike alternative dhe shembuj të tillë dolën në pah edhe gjatë pandemisë kur pandemia u keqpërdor përmes lajmeve hibride dhe dezinformatave.