VMRO – DPMNE e Mickovskit ka ftuar autoritetet e vendit të mos heqin dorë nga rezoluta e miratuar. Sipas tyre politikat e Dimitar Kovaçevskit dhe Vllado Buçkovskit për një rrugëdalje nëpërmjet strategjisë bullgare, do të rrënojnë akoma më shumë pozicionet maqedonase.
“Për Buçkovskin zgjidhja e problemit është strategjia e re që ofron Bullgaria, që është tregues I mirë se në cilin drejtim do të shkojë rrënimi I pozicioneve maqedonase, krahas veprimeve të shumta skandaloze dhe premtimeve të parealizuara. Buçkovski s’ka kredibilitet e as besueshmëri që të vazhdojë të jetë në krye të proceseve negociuese. Maqedonia ka rezolutë të votuar në kuvend dhe nga kjo askush , asnjëherë nuk duhet të heq dorë. Me Kovaçevskin dhe Buçkovskin për këtë nuk jemi të sigurtë”, u shpreh zëdhënësja e VMRO – DPMNE-së, Marija Miteva.