Në seancën e 69-të të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut miratoi Dekret që mundëson edhe spitalet private të strehojnë dhe japin trajtim për personat e sëmurë nga Kovid-19
Në bazë të Dekretit më fuqi ligjore, gjatë gjendjes së jashtëzakonshme edhe spitalet privatë mund të kryejnë shërbime për shërimin e pacientëve të infektuar me Kovid-19.
Gjithashtu në këtë seancë, Qeveria vendosi edhe për hapjen e gjithë pikave kufitare duke zbatuar masat aktive. Në vazhdën e masave aktive, qeveria vendosi mos të ndryshon edhe masat aktive për personat që janë transit në Maqedoninë e Veriut.
Në seancën e 69-të, Qeveria miratoi edhe Protokollin për hotelet dhe për pishinat që do të shfrytëzohen vetëm nga anëtarët e ekipit të notit, dhe jo për qëllime rekreative.
“Në këtë seancë u miratua edhe Protokolli për punë në objektet hotelerie për qëndrim (hotelet dhe objektet tjera për qëndrim), e cila do të fillojë të vlejë prej të hënës, 22 qershor, sivjet”, raportojnë nga Qeveria.
Ky protokoll do të rekomandon edhe masat për mysafirët që janë me simptome të Kovid-19.