Qeveria e RMV-së: VMRO-DPMNE nuk e tregon të vërtetën, restoranet në institucionet shtetërore ende nuk punojnë, ndërsa ajo që nuk do të realizohet as nuk do të paguhet

Informata selektuese dhe tendencioze me qëllim që të krijohet fotografi e rrejshme për shpenzimet e institucioneve shtetërore sot ka plasuar partia e VMRO-DPMNE-së, theksohet në reagimin e Qeverisë pas konferencës për shtyp të partisë opozitare.

Marketing

“Nuk e tregon të vërtetën, restoranet në institucionet shtetërore ende nuk punojnë, ndërsa ajo që nuk do të realizohet as nuk do të paguhet. Në emër të informimit të saktë dhe në kohë, i njoftojmë qytetarët se furnizimet e prodhimeve për shërbimet hotelierike janë të rregullta, të planifikuara dhe zbatohen çdo vit, në mënyrë tërësisht transparente dhe sipas të gjitha procedurave për furnizime publike”, thonë nga Qeveria.

Informojnë se pagesa e sasive të furnizuara është sukcesive (me radhë) përkatësisht ajo që nuk do të shpenzohet nuk do të paguhet, ndërsa sasitë të cilat furnizohen janë parashikuar dhe llogaritur sipas kalkulimeve dhe konsumit viteve të fundit.

Nga Qeveria sqarojnë se me furnizimet e shërbimeve bazë dhe ushqimore specifike shërbehen Qeveria, Kuvendi dhe Presidenti, ndërsa shfrytëzues real janë të gjitha institucionet shtetërore dhe të gjtihë shfrytëzuesit e shërbimeve në restoranet e Qeverisë, Kuvendit, presidentit, Klubit të deputetëve, duke i përfshirë edhe të gjithë përfaqësuesit e huaj të delegacioneve të huaja të cilët vijnë për vizita zyrtare dhe të punës në vendin tonë.

Sipas tyre, VMRO-DPMNE e di mirë se Qeveria duhet të përgatitet për periudhën kur institucionet do të vazhdojnë rregullisht të funksionojnë dhe të presin delegacione nga vendet dhe partnerët e Maqedonisë së Veriut nga e gjithë bota.