Qeveria e shpalli 15 korrikun si ditë jo pune

Qeveria në seancën e sotme, solli konkluzion me të cilin 15 korriku përcaktohet si ditë jo pune për shkak të zbatimit të pandërprerë të procesit zgjedhor për zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe kjo ditë nuk do të punohet.

Marketing

Qeveria në seancën e sotme të 74-të e pranoi propozimin e Komisionit për Sëmundje Infektive, me të cilin nga kategoritë e personave të cilët janë liruar nga puna dhe aktivitetet e punës – prindërit e fëmijëve deri në moshën 10 vjeçare, në këtë periudhë të kthehen në vendet e punës vetëm prindërit e fëmijëve të cilët janë përfshirë në procesin edukativo-arsimor në shkolla, duke e marrë parasysh se viti shkollor 2019/2020 ka përfunduar.

Plotësisht, institucionet të cilat gjatë zgjedhjeve të ardhshme të parakohshme për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë kanë vëllim të rritur të punës në pjesën e kompetencës së tyre lidhur me procesin zgjedhor, si për shembull Gjykata Themelore dhe Supreme, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve dhe të tjera, t’i kthejnë në proces të rregullt të punës personat e punësuar në këto institucione të cilët në baza të ndryshme janë përfshirë dhe liruar nga aktivitetet e punës me masat dhe rekomandimet e Qeverisë me qëllim të kryerjes së pandërprerë të kompetencave të rregullta ligjore lidhur me aktivitetet në periudhën zgjedhore”, informojnë nga Qeveria.