Qeveria emëroi drejtoreshën e Fondit për sigurim shëndetësor

Në seancën e sotme të Qeverisë, Magdalena Filipovska-Grashkoska është emëruar drejtoreshë e Fondit për sigurim shëndetësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me propozim të ministrit të Shëndetësisë Bekim Sali.

Marketing

Ndryshe Grashkoska deri tani ishte U.D. Drejtoreshë e Përgjithshme e Fondit të Sigurimit Shëndetësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga data 19.04.2022.

Grashkoska në karrierën profesionale 17 vjeçare, punoi në më shumë vende të punës dhe pozicione udhëheqëse në administratën publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, përkatësisht në Sekretariatin për Legjislacion të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, në Ministrinë e Financave, ndërsa nga muaji gusht 2017 deri në prill të vitit 2022 ishte kryetare e Këshillit të Inspektorateve.