Qeveria emëroi zgjidhje të reja kadrovike në më shumë institucione

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dje në seancën e gjashtë ka miratuar disa vendime lidhur me shkarkimin e të deritanishmit dhe caktimit të zgjidhjeve të reja kadrovike, përkatësisht:

Marketing

Fejsal Beadini, emërohet për ushtrues detyre drejtor i Byrosë për Vlerësim, organ në kuadër të Ministrisë së drejtësisë.

Sedad Rushani emërohet për ushtrues detyre drejtor i Byrosë së Metrologjisë, organ në kuadër të Ministrisë së Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale.

Shaban Allajbegu emërohet për ushtrues detyre drejtor i Inspektoriatit Shtetëror të Arsimit.

Haqim Ramadani emërohet për ushtrues detyre drejtor i Inspektoratit Shtetëror për Vetëqeverisje Lokale.

Zuhejr Rexhepi emërohet ushtrues detyre drejtor i Inspektoratit Shtetëror për ndërtimtari dhe urbanizëm.

Mesud Jakupi emërohet për ushtrues detyre drejtor i Agjencisë për Rezervat e Mallrave.

Xheladin Xheladini emërohet për ushtrues detyre drejtor i Institucionit ndëshkues përmisues Burgu i Tetovës.

Selatin Beluli, emërohet për ushtrues detyre drejtor i Agjencisë për Punësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut Shkup.

Vesna Peshova emërohet ushtruese e detyrës zëvendësdrejtor i Agjencisë për Punësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut Shkup.

Eljesa Nezir emërohet për ushtrues detyre drejtor i Entit Shtetëror për Pronësi Industriale.

Granit Osmani emërohet ushtrues detyre drejtor i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës që e flasin së paku 20% e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Njëkohësisht në seancën e Qeverisë u miratua vendimi që të anulohet konkluzioni i Qeverisë së mëparshme teknike, i cili shkakton implikime fiskale për realizimin e Projektit për ndërtimin e autostradës Korridori 8, Aksi 2: Gostivar- Bukojçanit prej 252.699.474 euro shtesë, të cilat nuk janë të planifikuara dhe të parapara me Buxhet dhe as ekonomikisht nuk janë të leverdishme.

Ky konkluzion u miratua më 13 qershor të këtij viti, më shumë se një muaj pas zgjedhjeve dhe disa ditë para miratimit të Vendimit për zgjedhjen e Qeverisë së re të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe mospërfitueshmërisë ekonomike nga zbatimi i tij. Për të njëjtin konkluzion është bërë e ditur se do të njoftohet edhe Prokuroria Themelore Publike.