Qeveria emëron Vllad Buçkovskin si përfaqësues special për Bullgarinë

Ish kryeministri i vendit Vllado Buçkovski do të jetë përfaqësuesi special i Qeverisë së Maqedonisë për Bullgarinë, informon Zhunral.

Marketing

Buçkovski kohëve të fundit ka qenë prezent shpesh në mediat bullgare, ku ka përcjellë qëndrimet e tij lidhur me tejkalimin e mospajtimeve me Maqedoninë e Veriut.

Ndërkohë Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria ende janë larg një marrëveshjeje mes vete rreth historisë, gjuhës dhe identitetit, edhe pse kryeministri Zaev thotë se janë përafruar qëndrimet.

Nga Bullgaria nuk ka shenja përmirësimi, ndërsa edhe nga pala maqedonase thonë se nuk ka gjasa të negociojnë për çështje themelore siç janë gjuha dhe identiteti./

Marketing