Qeveria filloi procedurën, oligarkut rus do t’i hiqet nënshtetësia

Qeveria e Maqedonisë ka njoftuar se do të fillojë procedurën për heqjen e shtetësisë së Oleksandër Onishçenko.

Marketing

“Qeveria informon opinionin se në përputhje me nenin 14 të Ligjit për shtetësinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ka kërkuar që të fillojnë aktivitetet për anulimin e vendimit për pranim në shtetësi të Maqedonisë së Veriut për personin Aleksandër Onishchenko”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Qeveria nisi kërkesën për heqjen e shtetësisë së Onishchenkos, pas seancës së mbajtur të qeverisë, në të cilën për rastin në fjalë ka raportuar Agjencia për Siguri Kombëtare.

Edhe pse i dyshuar për korrupsion në Ukrainë, i vendosur në listën e sanksioneve të SHBA-së ku akuzohet se ka ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale, Oleksandër Onishçenko në kohë rekord kishte fituar shtetësinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Marketing