Qeveria franceze pritet të heqë taksën për naftë

Qeveria francze pritet ulë taksën për naftë, rritja e së cilës nxiti protesta të dhunshme dy javë rresht nëpër qytete të ndryshme të Francës.

Marketing

Qytetet e mëdha të këtij vendi panë protesta masive të cilat u përcollën me dëme materiale dhe në njerëz.

Trazirat janë transformuar nga mosmarrëveshjet në lidhje me rritjen e çmimeve të gazit dhe eko-taksave në një demonstrim më të gjerë kundër Macron, qeverisë së tij dhe tensioneve midis elitës metropolitane dhe të varfërve ruralë.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, më parë ka kërkuar nga kryeministrit francez, Edouard Philippe, të takohet me krerët e partive politike dhe përfaqësuesit e të ashtuquajturve “xhaketa të verdha”, në përpjekje për të zbutur tensionet që shpërthyen në protesta të dhunshme gjatë fundjavës.