Qeveria greke: Ka shumicë parlamentare për Marrëveshjen e Prespës

QQeveria greke është e bindur se ka shumicë parlamentare në kuvendin grek për votimin e Marrëveshjes së Prespës. Zëdhënësi qeveritar, Dimitris Canakopulos, në një intervistë për agjencinë greke, ANA-MPA, tha se Marrëveshja e Prespës në mënyrë të balancuar, të drejtë dhe të dobishme i zgjidh çështjet që kanë shkaktuar dyshime dhe ndarje mes dy vendeve. Sipas tij, amendamentet e dorëzuara kushtetuese, por edhe deklaratat e fundit të kryeministrit të vendit e vërtetojnë këtë qëndrim, ndërsa paralelisht i rrëzojnë argumentet e Demokracisë së Re. Ai tha se ratifikimi i kësaj marrëveshje i shërben interesave të Greqisë dhe rajonit.

Marketing

“Në bazë të qëndrimeve të shprehura për këtë çështje, është e qartë se Marrëveshjae Prespsë mbledh shumicë absolute nga numri i përgjithshëm i deputetëve. Edhe unë jamë i sigurtë se forcat progresive politike dhe deputetët progresivë pavarësisht nga dallimet që mund t’i kenë me politikat qeveritare, nuk do ta lënë të pashfrytëzuar këtë mundësi historike”.

Ndërsa, i pyetur nëse tërheqja eventuale e partnerit të koalicionit të Qeverisë, Grekët e Pavarur do të sillte zgjedhje të parakohshme parlamentare, Canakopulos tha se qeveria do të përfundoj mandatin, pasi pas daljes së memorandumeve, ka para vetes sfida të mëdha politike dhe institucionale.

“Të jeni të sigurtë se korelacionet aktuale parlamentare garantojnë se qeveria do t’i përgjigjet këtyre sfidave dhe do t’i arrijë sfidat me shfrytëzimin e mandatit katërvjeçar”.

Ndëkaq, në pyetjen nëse ka mundësi që Demorkacia e Re do të votonte për protokollin e anëtarësimit të Maqedonisë në NATO, Canakopulos tha se “ajo do të varet nga vëllimi i hipokrizisë së Micotakisit”.

Marketing