Ekonomia e Maqedonisë nuk do të ketë perspektivë nëse për kohë të shkurtër nuk rritet bashkëpunimi me vendet e zhvilluara. Ky është vlerësimi i zyrtarëve në takim me komunitetin e biznesit. Por, që kompanitë vendore të jenë konkurrues me kompanitë evropiane, nevojiten shumë mjete financiare për zhvillimin dhe ndjekjen e inovacioneve teknologjike, ka shtuar zv/ kryeministri Koço Angjushev.
Si mundet ekonomia jonë t’i konkurrojë ekonomisë që do të marrë grante prej 50, 60, 70 për qind për blerjen e pajisjes së re. Nuk mundet, nëse nuk bëhemi pjesë e këtij sistemi, nëse mbetemi të izoluar nga kjo punë ne do të mbetemi të mbështetemi në mundësitë personale, ndërsa ato sado që të duam të veçojmë janë këto për të cilat po flasim”- tha Koço Angjushev, zëvendës kryeministër për Ekonomi.
Kryeministri Zaev, bëri të ditur se pas hyrjes së vendit në NATO ndërmarrjet vendore do të mund të marrin pjesë në furnizimet publike që kanë të bëjnë me Aleancën.
Maqedonia pret që prej janarit të nënshkruhet protokolli për anëtarësim të plotfuqishëm dhe të fillojë ratifikimi i Parlamenteve dhe në Senatin e SHBA-së. Më së voni anëtarësimi i plotfuqishëm pritet në tremujorin e parë të vitit 2019, por vendi ynë ose do të rrimë dhe do të vendosim në NATO me nënshkrimin e protokollit diku nga shkurti ose marsi i vitit 2019, kjo është shumë afër prej tani”- u shpreh Zoran Zaev, kryeministër i Republikës së Maqedonisë.
Pushteti është i bindur se referendumi do të jetë i suksesshëm dhe se integrimi i vendit në BE nënkuptohet edhe zhvillimi i ekonomisë.