Pas këshillimit edhe me drejtuesit rajonalë, qeveria italiane ka vendosur të mbyllë diskotekat në të gjithë vendin për shkak të shtimit të rasteve Covid.
Njëkohësisht është vendosur që aktivitetet e mbyllura të mbështeten ekonomikisht nga shteti, sikurse bën me dije Tgcom.
Qeveria ka vendosur gjithashtu mbajtjen me detyrim të maskës edhe në vende të hapura publike, nga ora 18:00 deri në 6 të mëngjesit.
Ky vendim mban firmën e ministrit të Shëndetësisë Roberto Speranza dhe ka ardhur pas një videokonference me ministrin rajonal Francesco Boccia. “Mbetemi një nga vendet më të sigurta në botë. Dhe kjo nuk është rastësi, por frut i sakrificave që kemi bërë. Tani është momenti të shkojmë përpara, por edhe të limitojmë aktivitetet që shënojnë kontakte fizike dhe grumbullime”, tha Boccia.