Në kuadër të konceptit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për përmirësimin e kushteve në objektet shëndetësore, përmirësimin e pajisjeve në institucionet publike shëndetësore dhe avancimin e kualitetit të shërbimeve shëndetësore në Republikën e Maqedonisë, Qeveria në mbledhjen e djeshme ka miratuar vendimin që Ministria e Shëndetësisë të fillojë procedurën për furnizim me 8 mamograf për nevojat e institucioneve publike shëndetësore në Republikën e Maqedonisë, në vlerë totale prej 85 milion denarë.
“Sipas diskutimeve nga mbledhja e djeshme, pritet që mamografët të shpërndahen në institucionet publike shëndetësore gjatë vitit të ardhshëm, ndërsa pagesa e tyre do të realizohet në periudhë tre vjeçare deri në vitin 2021”, tha zëdhënësi i Qeverisë Muhamet Hoxha në takimin e sotëm me gazetarë. Hoxha nënvzioi se në mbledhjen e djeshme Qeveria e RM-së miratoi vendimin që 2 janari (e mërkurë) të jetë ditë jo pune për punësuarit në administratën publike dhe njëkohësisht ti sugjerojë që e njëjta të aplikohet edhe nga sektori privat