Qeveria: Maqedonia t’i fillojë negociatat për anëtarësimin në NATO

Qeveria në seancën e sotme e ka shqyrtuar dhe miratuar Informacionin për elementet nga negociatat inkuadruese për anëtarësim në NATO, drejtë të cilave Republika e Maqedonisë duhet të bashkëngjitet më 18 dhe 19 tetor të vitit 2018, në selinë e Aleancës në Bruksel.

Marketing

Siç theksohet në kumtesë, gjithashtu, Qeveria e ka shqyrtuar dhe e ka miratuar Informacionin për formimin e Komitetit punues për integrimin e Republikës së Maqedonisë në NATO.

Anëtarët e Komitetit punues për integrimin e Republikës së Maqedonisë në NATO janë të obliguar t’i zbatojnë negociatat integruese të Republikës së Maqedonisë në selinë e NATO-s në Bruksel, theksohet në kumtesën e shërbimit qeveritar për media.

Marketing