Qeveria: Masat për ngrirjen e çmimeve po respektohen

Kryeministri Kovaçevski së bashku me ministrin e ekonomisë, Bekteshi dhe drejtorin e inspektoratit të tregut kanë dalë nga afër për të parë sa respektohet vendimi për uljen e çmimeve të pastave dhe produkteve të qumështit. Të njëjtit thonë se vendimi po respektohet.

Marketing

“Sot të gjithë mund të vërtetohemi që kjo ulje e çmimeve respektohet nga ana e prodhuesve dhe tregtarëve. Ne vlerësojmë se kjo ulje do të kontribuojë në lehtësimin e buxhetit familjar të qytetarëve. Nuk do të lejojmë rritje të paarsyeshme të çmimeve dhe prishje të tregut duke rrezikuar, kështu standardin e qytetarëve për interesa personale të dikujt.”, – deklaroi kryeministri, Dimitar Kovaçevski.

Drejtori i Inspektoratit të tregut thotë se inspektorët prej mëngjes janë në terren dhe deri tani nuk janë vërejtur parregullsi, apelon për respektim të vendimin në të kundërtën do të ketë dënime të mëdha.

“Për momentin deri tani ka ulje të çmimeve, më shumë se 160 inspektorë janë në terren në të gjithë territorin e shtetit. Për shkak se kanë pasur 6 ditë të adaptohen tregtarët për respektimin e këtij vendimi, apeloj që të njëjtën ta respektojnë për shkak se sipas ligjit për tregti sanksionet janë të larta edhe atë nga 800 deri në 10 mijë euro.”, – theksoi drejtori i Inspektoratit të tregut, Goran Trajkovski.

Ministri i ekonomisë paralajmëroi masa të reja për ato sektorë të cilat do të tregohen të përgjegjshëm gjatë kësaj periudhe, ndërsa të njëjtat priten të realizohen muajin e ardhshëm.

“Në përputhje me ato analiza do të krijohen masa të reja që ndoshta do të pasojnë nga prilli. Masat do të jenë të orientuar edhe drejt ekonomisë edhe atë për ato sektorë që do të tregojnë përgjegjësi shoqërore, por gjithsesi edhe drejtpërsëdrejti ndaj qytetarëve të cilët kanë më së tepërmi nevojë.”, – u shpreh ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Për zgjerimin e listës me çmime të ngrira të produkteve, Bekteshi tha se janë duke bërë analiza dhe në bazë të tyre javën e ardhshme do të merret vendim edhe për produkte të tjera si sheqeri,vezët dhe orizi.

Marketing