Në seancën, të kumtuar nga Sektori qeveritar për Marrëdhënie me Publikun, Qeveria u informua për dorëheqjen e Dario Nikollovskit nga pozita e drejtorit të Konviktit Shtetëror të Studentëve “Shkup” në Shkup dhe konkludoi që t’i rekomandojë Bordit Drejtues të Konviktit Shtetëror të Studentëve “Shkup” në Shkup për të emëruar Viktor Velevskin si ushtrues detyre të drejtorit të Konviktit Shtetëror Studentor “Shkup”.
“Qeveria e pranoi informacionin e Bordit Drejtues të Agjencisë Kombëtare të Programeve Evropiane të Edukimit dhe Lëvizshmërisë për emërimin e Marko Gjorgievskit si ushtrues i detyrës drejtor i Agjencisë Kombëtare të Programeve Evropiane të Edukimit dhe Lëvizshmërisë deri në zgjedhjen e drejtorit, ndërsa në maksimum prej gjashtë muajsh”, thuhej në kumtesë.
Muhamed Zekiri u emerua në Këshillin për Reforma në Administratën Publike
Me kërkesë të tij, dr. Darko Danev u shkarkua nga pozita e anëtarit të Këshillit të Institutit të Akreditimit të Republikës së Maqedonisë të Veriut – Shkup si përfaqësues i universiteteve.
Në seancë, Qeveria e shkarkoi Zoran Stojanovskin, gjithashtu me kërkesë të tij, si drejtor i Institucionit Korrektues të Tetovës dhe Daniel Antovski u emërua ushtrues detyre, drejtor i Institucionit Korrektues të Tetovës