Qeveria paralajmëroi fushatë promovuese dhe informative në prag të referendumit më 30 shtator për pyetjen “A jeni për anëtarësim në NATO dhe BE me pranimin e marrëveshjes mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë?”.
Vendimin për fushatën për shpërndarje të informatave me interes publik për qytetarët/votuesit në Republikën e Maqedonisë, rreth përmbajtjes së Marrëveshjes me Greqinë, përfitimet nga integrimi i Republikës së Maqedonisë në NATO dhe BE dhe plani sipas të cilit vendi do të lëvizë drejt Aleancës dhe Unionit, Qeveria e e mori në seancën e 83-të të djeshme.
Këshilltari qeveritar për integrime euroatlantike Bojan Mariçiq, paralajmëroi se pas përfundimit të pushimeve verore fushata do të intensifikohet dhe do të shfrytëzohen të gjitha metodat e arritshme në pajtim me Ligjin për referendum dhe interesin publik të definuar.
“Bindja e qytetarëve do të jetë para se gjithash se duhet të dalin dhe të votojnë sepse kjo është vota e qytetarëve. Referendumi është e drejtë e lartë demokratike dhe gjithë ata, të cilët janë të interesuar për zgjidhjen e kontestit të Maqedonisë me Greqinë dhe për të ardhmen e Maqedonisë në BE dhe NATO duhet të dalin dhe të votojnë”, deklaroi Mariçiq.
Fushata, siç informuan nga pres shërbimi qeveritar, do të udhëhiqet sipas standardeve për komunikime publike nga interesi i opinionit dhe atë komunikim relevant, objektiv dhe i informimit, komunikime jopartiake, si dhe proporcionalitet dhe racionalitet.
Ministritë dhe organet e tjera shtetërore, nga Qeveria dje ishin detyruar në afat prej tre ditëve deri te Ministria e Financave të dërgojnë informata për mjetet të cilat i kanë në dispozicion, ndërsa të cilat mund të ridrejtohen për fushatën e referendumit.