Qeveria me vendim: Ja si do jetë lëvizja për qytetarët në fundjavë

Qeveria në seancën e sotme mori vendim për shkurtimin e ndalesës për qarkullim gjatë fundjavës. Duke filluar që nesër, të shtunën dhe të dielën, qytetarët do të mund të lëvizin në periudhën nga ora 05 e mëngjesit deri në ora 19:00.

Marketing

Orari ka ndryshuar edhe për dy kategoritë specifike të cilët kanë kohë më të shkurtër për qarkillim. Nga Qeveria njoftuan se të rinjtë nën 18 vjet të shtunën dhe të dielën do të mund të lëvizin nga ora 13 deri në ora 19, ndërsa të moshuarit mbi moshën 67 vjeçare do të mund të lëvizin nga ora 05 deri në ora 12:00 në mesditë.