Qeveria e Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme qeveritare ka shqyrtuar dhe miratuar konkludimet e Shtabit të Krizës.
Sipas vendimit qeveritar, punonjësit të cilët janë liruar nga punë për shkak të sëmundjes kronike, nga 23 shtatori 2020 duhet të kthehen në vendet e punës dhe përjashtim do të jenë vetëm ata persona (pacientë) të cilët janë në fazën e përkeqësimit. Për këtë, pacientët duhet të japin vërtetim dhe mendim nga mjeku specialist, dhe në bazë të kësaj, këta persona do të përdorin pushimin mjekësor.
Prindërit, fëmijët e të cilëve janë deri në moshën 6-vjeçe, nga 23 shtatori duhet të kthehen në vendet e punës për shkak se çerdhet tashmë kanë nisur të punojnë që nga 9 shtatori.
PO ashtu edhe prindërit e fëmijëve nga mosha 6-10 nga 23 shtatori nisin me punë pavarësisht mënyrës se si fëmija ndjek mësimin (me prani fizike apo nga larg)