Qeveria me vendim, shpallet gjendje krize 30 ditore për shkak të zjarreve

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut është mbledhur sonte si pasojë e valës së të nxehtit dhe situatës me zjarret dhe ka marrë disa vendime:
Është marrë vendim për ekzistimin e gjendjes së krizës për shkak të rritjes së shfaqjes së zjarreve në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut;
Periudha e ekzistimit të gjendjes së krizës në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut zgjat 30 ditë;
Ministria e Punëve të Brendshme është e detyruar të angazhojë forcat policore në funksion të mbështetjes në shuarjen e zjarreve;
Ministria e Shëndetësisë dhe personeli shëndetësor nga mjekësia e përgjithshme dhe ajo e punës kërkohet të jenë në gatishmëri gjatë kohëzgjatjes së krizës;
Ministria e Financave është e detyruar të sigurojë burime financiare shtesë të dedikuara nëse tregohet nevoja për këtë;
Të informojë Presidentin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për Vendimin e miratuar për ekzistimin e gjendjes së krizës për shkak të rritjes së shfaqjes së zjarreve në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në përputhje me me nenin 31 të Ligjit për Menaxhimin e Krizave;
Për funksionalizimin e Vendimit për ekzistimin e gjendjes së krizës për shkak të rritjes së shfaqjes së zjarreve në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe në bazë të propozimit të Komisionit Drejtues për Koordinim dhe Menaxhimin e Sistemit të Menaxhimit të Krizave, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut i propozon Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut që të vendosë për pjesëmarrjen e një pjese të pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut (lloji dhe numri i forcave dhe kapaciteteve të njësive të ushtrisë, qëllimin dhe detyrat për të cilat kërkohen dhe kohëzgjatjen e veprimtarisë dhe angazhimit të njësive të ushtrisë), në përballjen e situatës së krizës;
Shtabi Kryesor për Menaxhimin e Krizave në Qendrën për Menaxhimin e Krizave ka për detyrë monitorimin e situatës, koordinimin me aktivitetet dhe informimin e rregullt të Qeverisë;
Shtabi kryesor në Qendrën e Menaxhimit të Krizave duhet të fillojë menjëherë përgatitjen e një plani veprimi për parandalimin dhe menaxhimin e zjarrit, si dhe një rishikim të plotë të burimeve njerëzore dhe materialo-teknike në dispozicion dhe një plan për veprim të koordinuar.
Në të njëjtën kohë, Qeveria apelon qytetarët që të kenë kujdes kur lëvizin në pyje dhe breza pyjorë dhe në zonat e prekura nga zjarret.

Marketing

Kjo është përgjegjësi e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Administrimit të Ujërave në bashkëpunim me Ndërmarrjen Publike për Menaxhimin e Pyjeve Shtetërore “Pyjet Kombëtare” – P.O. Shkup, në seancën e ardhshme të Qeverisë për të informuar për gjendjen dhe nevojën e kufizimit të lëvizjes së njerëzve në pyje dhe breza pyjorë.