Qeveria me vendim të prerë –Ivanov nuk ka pasur të drejtë të falë

Qeveria e Maqedonisë së veriut në seancën e sotme e ka miratuar mendimin e Ministrisë së Drejtësisë që të pranohet iniciativa për interpretim autentik i nenit 11-a nga Ligji për falje, të dorëzuar nga deputetët e LSDM0-së.
Ligji për falje ishte ndryshuar dhe është plotësuar në vitin 2009, kur ishte shfuqizuar neni 11-a i cili e ka përmbajtur mundësin për falje pa zbatimin e procedurës, thuhet në mendimin e Ministrisë së Drejtësisë.

Marketing

Sipas këtij mendimi, thonë nga Qeveria, në mars të vitit 2016-të, Gjykata Kushtetuese e ka shfuqizuar Ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për falje nga viti 2009, por me shfuqizimin e ligjit nga viti 2009, nuk kthehet në fuqi dispozita nga neni 11. Kjo do të thotë se presidenti i Republikës nuk ka pasur, e as që ka mundësi juridike të falë pa u zbatuar procedura në bazë të këtij neni dhe sipas kësaj të gjithë aktet për falje të presidentit të shtetit bazohen në nenin 11 nga Ligji për Falje, dhe të njëjtat janë të paligjshme.

Ndryshe, Gjykata Kushtetuese është një hap para anulimit të të gjitha akuzave, hetimeve dhe proceseve gjyqësore që janë ngritur kundër ish zyrtarëve të VMRO-DPMNE-së, të cilët u amnistuan nga ish-Presidenti Gjorge Ivanov më 12 prill 2016. Një muaj më vonë, Ivanov i revokoi amnistitë.

Nëse kjo nismë kalon në Gjykatën Kushtetuese, do të aktivizohen amnistitë që iu dhëna më shumë se 50 të dyshuarve, të pandehurve, dëshmitarëve në procedurat e PSP, për të cilat Ivanov atëherë arriti të mbledhin të dhëna, nga prokuroria e atëhershme e Marko Zvrlevskit, se kundër tyre ishim nisur procedura dhe i amnistoi.

Ish kryeministri i arratisur Nikolla Gruevski, ish ministrja e Punëve të brendshme Gordana Jankulloska, Martin Protogjer, Mile Janakieski, Goran Grujevski, Nikolla Boshkoski, Toni Jakimovski, Edmond Temellko, ish kryetarët e komunave Toni Trajkovski dhe Vlladimi Talevski, pastaj të gjithë anëtarët e njësitit alfa të akuzuar në “Tortura”, Bedredin Ibraimi, Menduh Thaçi, gjyqtarja Svetllana Kostova, ish-ministri Lupço Dimovski … si dhe i ndjeri Kosta Krpaç, por edhe Zarko Llukovski, i cili vdiq sot, janë ndër zyrtarët e akuzuar dhe të dyshuar t ë cilët ishin amnistuar. Gruevski dhe Jankulloska janë dënuar dhe Gruevski, Ibraimi, Mijallkov dhe Thaçi janë dënuar me burg, por asnjëri prej tyre nuk është në burg, të gjithë janë në procedurë të ankimimit.