Qeveria, mendim negativ për një njësi zgjedhore

Qeveria ka dhënë mendim negativ për propozim ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Zgjedhor, përkatësisht që vendi të jetë një njësi zgjedhore, të parashtruar nga deputetët e Partisë Liberal Demokrate, Lidhjes Demokratike, Partisë për Ripërtëritjen e Maqedonisë, Të majtës, VMRO-Partisë Popullore dhe deputetit të koalicionit të udhëhequr nga LSDM, Panço Minov.

Marketing

Në mendimin e qeverisë thuhet se në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë veç më është formuar grup punues ndërdisiplinor nga organe relevante shtetëror, sektori jo qeveritarë dhe përfaqësues të partive i cili po punon mbi përpunimin e një kodi zgjedhor tërësisht të ri. Sipas këtij teksti të dorëzuar dhe nënshkruar nga zëvendëskryeministri Artan Grubi, puna e grupit punues është mbështetur dhe veçanërisht e vëzhguar nga ana e organizatave ndërkombëtare të cilët në mënyrë aktive e ndjekin procesin zgjedhor në shtet të dhjetë vitet e kaluara.

“Ndërsa procesi për miratimit e Kodit Zgjedhor, e imponon nevojën e konsensusit të të gjitha partive politike, pas definimit të zgjidhjes sa i përket rekomandimeve të OSBE/ODIHR, është planifikuar debat më i gjerë i grupit punues me të njëjtat parti politike, në të cilin do të shqyrtohet edhe propozimi për ndryshim të modelit zgjedhor”, shkruan në mendimin e Qeverisë për propozim ligjin për një njësi zgjedhore duke i propozon Kuvendit të mos e miratojë propozim ligjin në fjalë.

Marketing