Qeveria merr borxh të ri prej 6,6 milionë euro

Qeveria sot përsëri ka marrë hua. Në ankandin publik të bonove shtetërore me vlerë, Ministria e financave mori hua prej 6.6 milion euro.

Marketing

Nga kjo Ministri informojnë se paratë do të shfrytëzohen për shlyerjen e borxheve të vjetra, që do të bëhet më datën 30 të këtij muaji. Huamarrja e sotme ishte e mjaftueshme për një zënkë të re politike mes qeverisë dhe opozitës.

Nga VMRO-DPMNE akuzojnë se qeveria vazhdon me huamarrje ndërsa nuk realizon projekte kapitale. Nga LSDM-ja në pushtet thonë se huamarrja është për t’u mbuluar borxhet që i ka bërë opozita e tanishme.

Ndërkohë, borxhi i vendit tejkaloi 5 miliardë euro dhe pothuajse është në nivelin e 50 për qind të prodhimit bruto vendor.