Qeveria merr vendim, asnjë pension s’do të jetë nën 100 euro

Qeveria e Kosovës ka rritur për 100 euro pensionet për katër kategori.

Marketing

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se ky vendim është marrë në kuadër të Pakos për Ringjallje Ekonomike, njofton Klan Kosova.

“Me të marrë mandatin, në kuadër të Pako së Ringjalljes Ekonomike kemi marrë vendim për shtesa që asnjë pension të mos ishte nën 100 euro. Këtu janë katër kategori: pensionet bazike që kishin vlerën 90 euro, pensionet e aftësive kufizuara që ka vlerën 75 euro, pensioni familjar që ka vlerën 90 euro dhe pensioni invalidor i punës që ka vlerën 90 euro. Siç edhe e kemi premtuar, tanimë e kemi të reflektuar edhe në buxhet, kjo shtesë do të bëhet rritje e përhershme dhe këto kategori pensionesh asnjëra nuk do të jetë nën 100 euro”.