Qeveria mori vendim me të cilin përcaktohet marzhi më i lartë tregtarë deri në 5% të çmimit të shitjes të përllogaritur në tregtinë me shumicë, respektivisht deri në 10% të çmimit të shitjes në tregtinë me pakicë.
“Bukën, sheqerin, kripën, miellin, vak luledielli të përpunuar, qumësht me yndyrë prej 2.8%, 3.2% dhe 3.5%, mish I freskët dhe produkte të mishit, djathë dhe gjizë, oriz, makarona, grurë si dhe pemë dhe perime”, ka deklaruar ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, raporton SHENJA.
Nga 1 marsi pushon vendimi për ngrirjen e këtyre produkteve, janë shtuar pemët, perimet, gruri, vaj lule dielli i përpunuar si dhe kripën.
Nëse tregtarët nuk i përmbahen këtij vendimi, vijon edhe gjoba. Për shkeljen e këtyre masave në përputhje me nenin 30 të Ligjit për Tregti janë parashikuar: gjobë prej 800-1000 euro për mikro tregtarë, gjobë prej 1600-2000 euro për tregtarë të vegjël, gjobë prej 3000-6000 euro për tregtarë të mesëm si dhe gjobë prej 7000-10 000 euro për tregtarë të mëdhenj.