Qeveria miratoi konceptin për reformën tatimore

Qeveria ka miratuar konceptin e ri të reformës tatimore, i cili, siç bëri të ditur kryeministri, Dimitar Kovaçevski, nuk parasheh aplikimin e tatimeve të reja, apo rritje të tatimeve. Ky koncept, sipas kryeministrit, do të thotë revidim i lehtësimeve tatimore, zgjerim i bazës tatimore dhe luftim i ekonomisë joformale.
“Tatimi i të ardhurave personale mbetet në nivelin prej 10% dhe anulohet tatimi progresiv i cii duhej të hynte në fuqi më një janar 2023. Tatimi në fitim mbetet 10%, TVSh mbetet 18% dhe kamatat e depozitave dhe kursimeve nuk do të tatimohen.”,- deklaroi kryeministri i RMV-së, Dimitar Kovaçevski.
Implikimi fiskal në bazë të reformës tatimore do të jetë rreth 70 milion euro, sqaroi ministri i financave, Fatmir Besimi.
“TVSh do të zvogëlohet, lista e produkteve të cilat paguajnë me 5%, me një normë preferenciale. Kategoritë e produkteve bazike ushqimore do të vazhdojnë të jenë me 5%, siç janë edhe produktet e vendit, ndërsa produktet ushqimore luksoze do të vazhdojnë të jenë në tatim të preferuar por me 10%.”,- u shpreh ministrja i financave, Fatmir Besimi.
Ai njëherit sqaroi se tatimi në fitim për ndërmarrjet e vogla prej zero deri në gjashtë milion denarë do të kenë opsion të tatimit me 1% nga të hyrat e përgjithshme, ose 10% nga tatimi në fitim të paguajnë tatim. Qeveria do të vazhdojë ta ndihmojë sportin nëpërmjet vauçerëve por drejtpërdrejt nëpërmjet programeve buxhetore, ndërsa kompanitë do të lirohen nga baza tatimore për ndihmën në sport. Për punësimin e personave me nevoja të veçanta do të ketë ligj të posaçëm që do të rregullojë këtë status.
Marketing