Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot në mbledhjen e rregullt të 118-tê miratoi Planin e Veprimit për realizimin dhe zbatimin e Strategjisë Nacionale për barazi dhe mosdiskriminim 2022-2026. Plani i Veprimit i miratuar përmban një kornizë kohore dhe implikime financiare për zbatimin e Strategjisë deri në vitin 2026. Strategjia Nacionale është dokument strategjik në politikën nacionale për barazi dhe mosdiskriminim, qëllimi kryesor i të cilit është sigurimi i zgjidhjeve konceptuale në realizimin e të drejtave të të gjithë qytetarëve pa diskriminim mbi asnjë bazë.