Qeveria miratoi planin për lehtësimin e masave dhe kufizimeve.Ja detajet

Qeveria sot miratoi planin për lehtësimin e masave dhe kufizimeve të cilat kanë qenë të nevojshme të ndërmerren me qëllim të mbajtjes në kontroll lëvizjen e numrit të të infektuarve, duke evituar mbingarkimin e sistemit shëndetësor në vend.
➡️Covid 19, do të jetë i pranishëm deri sa të gjendet një vaksinë për të. Deri sa të arrihet aty, qeveria e RMV-së është angazhuar në zbutjen e kufizimeve. Kjo do të realizohet në disa etapa, me qëllim që mos të kemi rritje të madhe të numrit të të infektuarve, gjë që do të na detyronte të kthehemi në vet fillimin.
➡️Sipas OBSH-së Europë janë 4 komponente kyçe që duhet të merren parasysh gjatë planifikimit të lehtësimit të masave kufizuese.
📎Masat epidemiologjike dhe shëndetit pubik
📎Kapaciteti i menaxhimit të shëndetit publik në dy kahje
📎Pasqyrë e sjelljes së popullatës
📎Implikacionet shoqërore ekonomike

Marketing

Plani për lehtësimin e masave restriktive është proces që do të zhvillohet në tre faza, varrësisht zhvillimit të gjendjes epidemilogjike.
➡️Faza e parë është funksionimi momental i veprimtarive në gjendje të jashtëzakonshme dhe lëvizja e kufizuar e popullatës.
➡️Faza e dytë, si fazë tranzitore është fillimi i funksionimit të veprimtarive duke respektuar protokole strikte për punë.
➡️Faza e tretë parasheh kthim të procesit të rregullt të punës me respektim të masave bazike preventive, me ruajtje të higjenës personale dhe distancës sociale.

Në bazë të kriteriumit epidemiologjik, komisioni për sëmundje ngjitëse në baza javore do të realizojë analiza dhe vlerësime të rrezikut, në bazë të së cilave do të sillen vendime për dinamikën e lehtësimeve të masave, të cilat do të zhvillohen sipas fazave dhe radhitjes në vazhdim:
📍Instituti për rehabilitim e të folurit, dëgjimit dhe zërit- Shkup
📍Transporti publik
📍Qendra për trajnim, edukim dhe seminare, organizim i seancave të organeve udhëheqëse dhe konferenca.
📍Auto Shkollat
📍Trajnime sportive në hapsira të hapura
📍Qendrat tregtare të mbyllura (pa hotelierinë)
📍Trajnime në salla sportive dhe pishina
📍Objektet hotelierike me shërbime
📍Transporti ndërkombëtar varësisht prej hapjes së kufive
📍Hotelet

📎Java e parë
Lehtësimi gradual do të zhvillohet në pajtueshmëri me indikatorët dhe kriteriumet epidemiologjik që ndiqen, komisioni vlerëson se me lehtësimin dhe aplikimin e fazës së dytë do të fillohet nga java e dytë e muajit Maj, gradualisht me ato veprimtari që kanë rrezik më të vogël:
📍Instituti për rehabilitim të të folurit, dëgjimit dhe zërit- Shkup
📍Transporti publik
📍Qendra për trajnim, edukim dhe seminare, organizim i seancave të organeve udhëheqëse dhe konferenca.
📍Auto Shkollat
📍Trajnime sportive në hapsira të hapura
📍Qendrat tregtare të mbyllura (pa hotelierinë)

📎Java e dytë
Pas një jave nga fillimi i lehtësimeve të masave restriktive dhe analizës epidemiologjike të bërë në bazë të indikatorëve dhe kriteriumeve epidemiologjikë në periudhë 14 ditore do të qaset drejt lehtësimeve shtesë dhe apikimit të fazës së dytë sipas veprimtarive në vazhdim:
📍Objektet hotelierike me shërbim
📍Trajnime sportive në hapsira të hapura për sportet kolektive
📍Transporti publik ndërmjet qyteteve

📎Java e tretë
Java tjetër sipas analizës epidemiologjike të bërë në bazë të indikatorëve dhe kriteriumeve epidemiologjikë në periudhë 14 ditore do të qaset drejt lehtësimeve shtesë dhe aplikimit të fazës së dytë sipas veprimtarive në vazhdim:
📍Trajnime në objekte të mbyllura sportive dhe pishina
📍Qendra fitnesi dhe klube të palestrës
📍Hotelet

Protokolet për punë gjatë pranisë së COVID-19
▶️Qeveria e RMV-së ka hartuar protokole të veçanta për realizimin e veprimtarisë së tyre varrësisht prej nevojës së funksionimit efikas. Protokolet do të jenë të ndara në tre faza dhe do të jenë të detajuara për çdo lloj veprimtarie në veçanti.
▶️Këtu përveç desinfektimit të obligueshëm të hapsirave ku veprohet dhe distancës sociale, secila fazë parasheh lehtësim prej fazës paraprake gjë që mundëson realizimin e veprimtarisë mirëpo nuk e cënon gjendjen shëndetësore të pjesëmarrësve.