Qeveria miratoi planin për rritje ekonomike 2022- 2026. Me këtë plan, sipas Qeverisë, do të synohet rritje ekonomike prej 5%, më shumë investime dhe ekonomi të qëndrueshme. Plani për rritje të përshpejtuar ekonomike, sipas kryeministrit Zaev do të mbështet projekte investuese në sektorin publik dhe privat, të cilat do të përforcojnë konkurrencën në treg.
“Plani për rritje të përshpejtuar ka tre qëllime kryesore. E para, rritja e investimeve në sektorin publik dhe privat. Janë planifikuar investime në vlerë prej 4 miliard euro në 5 vitet e ardhshme dhe mobilizim i 4 miliard eurove në sektorin privat. Qëllimi i dytë është rritja e përshpejtuar, përkatësisht rritja e normës mesatare të rritjes ekonomike nga 2.5% në 5% si dhe pikësynimi i tretë është sigurimi i konsolidimit fiskal, përkatësisht ulja e deficitit buxhetor dhe borxhit publik.”,- deklaroi kryeministri, Zoran Zaev.
Përskaj krizën me pandeminë që solli edhe krizë ekonomike, ministri I financave Fatmir Besimi tha se tani më është koha për të marrë hapa konkrete për zhvillim dhe rritje ekonomike.
“Plani ka gjithashtu plan aksionar të definuar qartë me afate në mblidhje me implementimin dhe realizimin e këtyre aktiviteteve që parashihen në plan, në lidhje me instrumentet por edhe në lidhje me vendosjen institucionale.”,- u shpreh ministri i financave, Fatmir Besimi.
Plani synon që në vitin 2026 të ul borxhin publik nën 60% të BPV-së, uljen e deficitin buxhetor në 2.2%, si dhe uljen e papunësisë në 8.6%.