Qeveria miratoi propozim ligj për sistematizimin e nëpunësve

Dje gjatë seancës së 26 të qeverisë, kaloi propozim ligji për sistemimin
e nëpunësve administrativ të punësuar përmes programit për përfaqësim të
drejtë dhe adekuat, Programi К-5.

Marketing

Qëllimi i ligjit është që të zgjidhë problemin e imponuar 10-vjeçar dhe
të zbatohet programi i qeverisë pa ndonjë implikim shtesë financiar.

Nëpunësit administrativë do të sistemohen në organet  e pushtetit lokal
dhe shtetëror si dhe organe tjera shtetërore të themeluara në pajtim me
Kushtetutën dhe me ligj.

Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, më së
voni 15 ditë pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, Qeverisë së Republikës
së Maqedonisë së Veriut do t’i propozojë plan me qëllim sistemimin sa më
të shpejtë të nëpunësve administrativ të punësuar me Marrëveshjen e
Ohrit me qëllim përfaqësimin e drejtë dhe adekuat.

Marketing