Qeveria miraton propozimin për shkarkimin e Kocevskit

Ministrisë së Drejtësisë për shkarkimin e kryeprokurorit, Lupço Kocevski. Deri sa akoma nuk janë shpalosur detaje nga vendimi i sotëm, Qeveria akuzoi se Kocevski ka vepruar në kundërshtim me dispozitat ligjore, ndërsa ka qenë edhe joefikas në trajtimin e rasteve të krimit dhe korrupsionit.

Marketing

Përderisa nga partia opozitare LSDM kërkuan që politika të qëndrojë mënjanë dhe procesi të zhvillohet në përputhje me ligjet, nga VMRO-DPMNE akuzojnë se Kocevski ka mbrojtur krimet e tyre.

“Ne jemi për reforma në gjyqësor, por këtë që e shohim dhe atë që e bën Qeveria, definitivisht është një partizim i vrazhdë dhe prandaj bëjmë thirrje që politika të heqë dorë nga gjyqësori dhe të shihen se punohet në reforma serioze në gjyqësor.”, – theksoi Bogdanka Kuzevska nga LSDM.

“LSD-ja mbështet gjyqtarët dhe prokurorët që i zgjodhën vetë dhe që i dhanë mundësi Venko Filipçes të mos përgjigjet për spitalin modular të djegur në Tetovë. LSD-ja mbrojti qartë aparatin e korruptuar në drejtësi dhe prokurori, sepse e dinë se nuk do të mbajnë përgjegjësi për krimin që kanë bërë. Në gjyqësor dhe prokurori nevojiten reforma reale. Me kuadrot e LSD-së dhe BDI-së në gjyqësi dhe prokurori, të cilët presin të vijë rasti kundër shefave të tyre për ta refuzuar apo bllokuar atë, nuk ndërtohet besim në gjyqësor dhe në prokurori.”, – u shpreh Mile Lefkov nga VMRO-DPMNE.

Akuzat e Qeverisë për veprim të kundërligjshëm i ka mohuar kryeprokurori Kocevski, sipas të cilit në momentin që Qeveria do të argumentojë shkelje të rëndë, ai vetë do të tërhiqet nga pozita.

Për propozimin e Qeverisë në afat prej 15 ditëve do të duhet të prononcohet Këshilli i Prokurorëve, pas çka pavarësisht mendimit të tyre, fjalën e fundit e kanë deputetët. Ndryshe, Kocevski në krye të prokurorisë është zgjedhur në shkurt të vitit 2024