Modeli për fillimin e vitit të ri shkollor do të vendoset në bazë të mendimit të komisionit për sëmundje infective. Kështu ka vendosur qeveria në mbledhjen e sajë të 80 bën të ditur shërbimi qeveritar për informim.
“Qeveria e RMV-së e shqyrtoi dhe miratoi Informacionin me Plan për mbajtjen e mësimit në shkolla në vitin shkollorë 2020/2021 të Minsitrisë së arsimit dhe shkencës dhe solli përfundim që ai të ndahet me Komisionin për sëmundje infektive, dhe më pas në bazë të mendimit të Komisionit do të sillet vendim për modelin e organizimit dhe realizimit të procesit mësimor në shkollat fillore dhe të mesme”, thuhet në njoftimin e qeverisë.
Filipçe: Komisioni propozon mësim online, mësim në shkollë vetëm klasa e parë
Paraprakisht Venko Filipçe ka bërë të ditur se Komisionit për Sëmundje Infektive është I mendimit se vetëm nxënësit e klasës së pare duhet të zhvillojnë mësimin në shkolla, ndrësa nxënësit tjerë duhet të ndjekin mësimin on line. Filipçe ka theksuar se ekziston frikë se prezenca fizike e nxenesve të klasave tjera në shkollë mund të sjellë valë të re të Koronavirusit. Mbledhja e komisionit për sëmundje infektive dhe grupi i punës i Ministrisë së Arsimit dhe Minsitrisë së Punës dhe Politikës Sociale është shtyrë për të mërkuren. Në këtë mbledhje do të diskutohet lidhur me protokollet për procesin mësimorë në shkolla por edhe protokollet për punën e çersheve.
Ndërkohë Avokati I popullit ka kërkaur që gjatë përzgjedhjes së modalitetit të mësimit të merren parasysh edhe problemet e nxënësve me aftësi të kufizuara.
“Reformat e sistemit arsimor me qëllim të zgjidhjes së pabarazive, duhet të fillojnë me njohjen e problemeve aktuale dhe sfidat me të cilat janë përballur nxënësit me aftësi të kufizuara nga shkollat e veçanta fillore dhe të mesme gjatë mësimit onlajn, me ç’rast duhet të gjinden mënyra që të njëjtët të zgjidhen menjëherë dhe në mënyrë efektive”. thuhet në Raportin e veçantë të Avokatit të Popullit për sfidat, problemet dhe përparësitë e onlajn mësimit të realizuar për nxënësit me aftësi të kufizuara, i cili është dorëzuar deri tek Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
Ndërkohë në rrjetet sociale po realizohet peticioni i prindërve të cilët nga frika e virusit korona kërkojnë që viti i ri shkollorë të realizohet me mësim online.