Qeveria ndan 54 milion euro për shpërblimin e punonjësve shëndetësorë

Me rishikimin e buxhetit, Qeveria do të ndajë 54 milion denar shpërblim për të gjithë punëtorët e shëndetësisë që janë të përfshirë në trajtimin e pacientëve me Covid-19. Paratë do të shpërndahen tek të gjithë të punësuarit në Kovid-Qendrat në Shkup dhe në qytetet tjera në vend.

Marketing

Këto 54 milion janë pjesë e 243 milion denarëve të cilat Qeveria i ndau për shëndetësinë. Mjetet tjera financiare do të shfrytëzohen për furnizimin e ilaçit Remdesivir, për furnizim me vaksina, për teste të Covid-19, si dhe për nevojat e institucioneve të shëndetit publik.

Propozimi për rishikimin e buxhetit është në procedurë parlamentare dhe pritet të miratohet ditëve në vijim.