Qeveria ndan 700 mijë euro për 11 gazeta

Ministri pa resor Robert Popovski publikoi mediumet e shkruara të cilat kanë përfituar fonde nga programi mbështetës për shtypjen dhe shpërndarjen e gazetave për vitin 2018.

Marketing

Për këtë qëllim Qeveria ka ndarë mjete në vlerë prej afro 700.000 euro.

Deri te Qeveria kanë arritur 13 kërkesa për ndihmë financiare nga mediumet e shkruara por vetëm 11 kanë fituar ndihmë për shkak se 2 nga to nuk i kanë plotësuar kriteret.