Qeveria ndanë 83 milionë denarë për gjashtë komunat shqiptare nga programi TAV

Edhe gjashtë komuna përfitojnë miliona denarë mjete për projekte infrastrukturore në ndarjen e tretë të mjeteve nga TAV Programi. Qeveria gjithnjë e më shumë përkujdeset për komunat e vendit duke ndarë kështu mjete për realizimin e projekteve të ndryshme infrastrukturore. Komuna e Dibrës, Pllasnicës, Studeniçanit, Dollnenit, Vrapçishtit dhe Bërvenicës janë komunat e radhës të cilat përfitojnë projekte nga mjetet e ndara nga Qeveria.

Marketing

Sipas marrëveshjeve të nënshkruara sot me mjetet e ndara në Komunën e Dibrës do të realizohet projekti për ndërtimin e rrugës lokale në fshatin Otishan në vlerë prej mbi 3 milionë denarë. Ndërsa në Komunën e Pllasnicës do të realizohen tre projekte edhe atë: rekonstruimi i rrugës në vendbanimin Lisiçan në vlerë mbi 5 milionë denarë, ndërtimi dhe rekonstruimi i rrugës Jurija në vlerë afër 5 milionë denarë dhe ndërtimi i disa rrugëve të tjera në këtë komunë në vlerë mbi 5 milionë denarë.

Komuna e Dollnenit gjithashtu është përfituese e mjeteve nga Qeveria të ndara prej Programit TAV për ndërtimin e rrugëve lokalë në disa vendbanime në vlerë mbi 27 milionë denarë.
Komuna e Vrapçishtit, Studeniçanit dhe Bërvenicës nga mjetet e TAV përfitojnë miliona denarë për projekte infrastrukturore edhe atë mbi 25 milionë denarë përfiton Studeniçani, mbi 5 milionë denarë Komuna e Vrapçishtit dhe mbi 5 milionë denarë përfiton Komuna e Bërvenicës.