Qeveria ndau 35 milionë denarë për 12 projekte në Komunën e Haraçinës

Sipas burimeve të aktuale.mk Qeveria e Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e fundit vendosi që komunës së Haraçinës t’i ndajë gjithsej 35 milionë denarë apo afërsisht 600 mijë euro për gjithsej 12 projekte.

Marketing

Këto projekte janë nga seanca e 26-të në të cilën Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka marrë vendim për rishpërndarjen e mjeteve në kuadër të projektit “100 milionë euro për komunat”. Me këtë vendim, Qeveria ka përcaktuar zyrtarisht se cilat projekte nga komunat janë të pranueshme dhe plotësojnë kriteret dhe shumën totale të mjeteve që do të marrë secila komunë individualisht.

Sipas burimeve të aktuale .mk projektet me të cilat ka aplikuar dhe janë miratuar nga qeveria në komunën e Haraçinës janë si në vijim:

Ndërtimi i kanalizimit dytësor në Haraçinë (segmenti rrugor 94) – 514.601,00 denarë

Ndërtimi i kanalizimit dytësor në Haraçinë (segmenti rrugor 95) – 1.345.788,00 denarë

Ndërtimi i kanalizimit dytësor në Haraçinë (segmenti rrugor 25) – 1.851.370,00 denarë

Ndërtimi i kanalizimit dytësor në Haraçinë (segmenti rrugor 90)- 3.771.261,00 denarë

Ndërtimi i kanalizimit dytësor në Haraçinë (segmenti rrugor 6)- 556.653,00 denarë

Ndërtimi i kanalizimit dytësor në Haraçinë (segmenti rrugor 88)- 2.084.828,00 denarë

Ndërtimi i kanalizimit dytësor në Haraçinë (segmenti rrugor 93) – 1.472.218,00 denarë

Ndërtimi i kanalizimit dytësor në Haraçinë (segmenti rrugor 89) – 1.179.366,00 denarë

Ndërtimi i kanalizimeve atmosferike në rr. 14 në Haraçinë – 6.447.009,00 denarë

Ndërtimi i shtegut për këmbësorë dhe shëtitores me peizazhe hortikulturore në rr. 18 përgjatë Lumit të Mojanës, komuna e Haraçinë – 5.770.416,00 denarë

Ndërtimi i trotuarit dhe kanalizimeve atmosferike në rr. 10, Haraçinë – 6.839.722,00 denarë

Ndërtimi i kanalizimit dytësor në komunën e Haraçinës, Krahu 1- 2.468.024,00 denarë

Është e rëndësishme të theksohet se fondet shpërndahen në bazë të numrit të banorëve, gjë që rezulton në një shpërndarje të barabartë të fondeve në të gjitha bashkitë dhe qarqet. Sipas këtij kriteri, përkatësia etnike e popullatës shumicë në asnjë komunë nuk do të jetë shkak për mosshpërndarje të mjeteve.

Marketing