Këto vendime përfshijnë emërimet e mëposhtme:
Sekretar i Përgjithshëm i Qeverisë është emëruar Igor Janushev.
Drejtor i Shërbimit për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta është emëruar Ivica Tomovski.
Elena Petrova është drejtoresha e re e Drejtorisë së të Ardhurave Publike.
Petrova ishte zëvendësministre shtesë e financave në qeverinë e fundit teknike.
Drejtor i Drejtorisë doganore është emëruar Boban Nikolovski.
Drejtor i Byrosë për Siguri Publike është emëruar Aleksandar Janev.
Sekretar shtetëror në Ministrinë e Punëve të Brendshme është emëruar Sasho Petrushevski.
Në krye të zyrës së kryetarit të Qeverisë është emëruar Vladimir Neloski, ndërsa zëvendës i tij është Sashe Pavloski.