Qeveria neglizhon kërkesën e Avokatit të Shtetit për marrëveshje dëmshpërblimi me ish të dënuarit në rastin Sopoti.
Që nga fillimi i muajit dhjetor, kur avokatura shtetërore ka kërkuar nga Qeveria marrëveshje me qëllim anashkalimin e procesit gjyqësorë mes Sopotasve dhe Qeverisë, kjo e fundit mbrohet me faktin që kërkesa është duke u shqyrtuar.
Ish të dënuarit në rastin Sopoti kanë arritur marrëveshje me Avokatin e Shtetit që për një ditë të mbajtur burg të dëmshpërblehen me 5.500 denarë.
Ndërkohë rasti është në procedurë gjyqësore. Seanca e radhës do të mbahet më 21 shkurt.