Memorandum bashkëpunimi do të nënshkruhet sot në Qeveri, për të promovuar njohuritë e avokatëve dhe për të përmirësuar mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve që vijnë në kontakt me ligjin, fëmijët që kanë kryer vepër penale apo janë të dyshuar, fëmijë që janë dëshmitarë dhe viktima.
Memorandumin do ta nënshkruajnë ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, përfaqësuesi i UNICEF Benjamin Perks, kryetari i Odës së Avokatëve Ljubomir Mihajllovski dhe Llazar Nanev, kryetari organizatës joqeveritare “Sojuz” për parandalimin e delikuencës së të miturve.
Qëllimi kryesor i këtij bashkëpunimi është të promovohet dija e avokatëve dhe të përmirësohet mbrojtja e të drejtave të fëmijëve që vijnë në kontakt me ligjin, fëmijë që kanë kryer vepër penale apo janë të dyshuar, fëmijë dëshmitarë dhe viktima. Bashkëpunimi do të kontribuojë të përforcohet ndërlidhje mes institucioneve, mbledhje dhe shfrytëzimi i të dhënave për fëmijët që hyjnë në kontakt me ligjin.
Sipas Ligjit për fëmijë secili avokat së paku 5 ditë gjatë vitit dhe të ndjek trajnime të specializuara për të drejtat e fëmijës.