Qeveria nesër do ta mbajë mbledhjen e 80-të, ja pikat

Informata për aktivitetet për ridefinim të mënyrës dhe përcaktimit të kritereve për bllok dotacionet dhe ato me dedikim për komunat është një nga pikat e rendit të ditës të mbledhjes së nesërme të 80-të të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

Marketing

Para ministrave, siç kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp, do të gjendet edhe informata me Propozim tekst të memorandumit mes Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve të Republikës së Maqedonisë dhe Ministrisë së Ndërtimtarisë, Komunikacionit dhe Infrastrukturës të Republikës së Serbisë për këmbim të përvojave në sferën e e-transportit.

Me propozim të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, Qeveria do t’i shqyrtojë propozim – dekretin për metodologjinë për prëcaktim të kritereve për shpërndarje të blloka dotacioneve për institucionet publike për fëmijë – kopshte të fëmijëve nëpër komuna për vitin 2019, si dhe propozim ligjin për ndryshim dhe plotësim të ligjit për Kryqin e Kuq të Republikës së Maqedonisë.

Një pjesë e debatit në mbledhjen e nesërme do t’i kushtohet informatës për financim të ndërtimit të elektranës me foto tension me fuqi të instaluar prej 10MW në qarkun e REK Osllomej.

Në mbledhje do të shqyrtohen edhe propozim-ligji për ndryshim dhe plotësi të Ligjit për shërbimin gjqyësor, si dhe për Propozim – programin për ndryshim të programit për veprimtarinë shekncore-hulumtuese për vitin 2018, propozuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Si material për informim Qeveria në mbledhje do ta shqyrtojë raportin prëfundimtar për revizion të kryer të raporteve financiare dhe revizion të harmonizimit për vitin 2016 të Ministrisë së Drejtësisë (llogaria e buxhetit themelor 637), si dhe raporti i parë vjetor për implementimin e “Programit për reforma në punësim dhe politikë sociale – ESRP 2010” për vitin 2017.

Marketing