Qeveria nuk konfirmon nëse në seancën e saj të nesërme në rend të ditës do të ketë emërimin e drejtorit të ri Byrosë për Siguri Publike. Laze Velkovski u shkarkua një javë më parë, pa u emëruar menjëherë pasardhësi i tij. Thuhet se zgjedhja e njeriu të ri në këtë pozitë e rëndon edhe më shumë ambicia e më shumë personave.
Jo zyrtarisht, më shumë gjasa ka kreu i tanishëm i Sektorit për Punë të Brendshme – Shkup Toni Jakimovski, i cili supozohet se është i pranueshëm për shumicën edhe në Ministri edhe tek përfaqësuesit ndërkombëtarë.
Por në opinion përfliten dhe kandidatë të tjerë, si: Saso Tasevski, i cili është në krye të Departamentit të Sigurisë, e njohur ndryshe dhe si Drejtoria e Gjashtë. Punonjësi shumëvjeçarë në MPB, Kiril Mitiç si dhe Mile Zeçeviq – ish Drejtor i DZK-së dhe këshilltar i tanishëm i jashtëm i Kryeministrit. Disa media publikuan se në garë për pasardhës të Velkovskit është gjithashtu komandanti i policisë së Strumicës, Tanço Projkovski.
Derisa të emërohet drejtor i ri në BSP, në kolltukun e të shkarkuarit është ulur zëvendësi i tij Besir Deari, i cili s’ka pasur aspirata të qëndrojë në atë pozitë.
Laze Velkovski ishte shkarkuar nga detyra me kërkesë të ministrit për punë të brendshme, Oliver Spasovski pas skandalit me automjetin zyrtar policor me të cilën për Ilinden e dërgoi të bijën në Greqi.
Megjithatë siç ka deklaruar kryeministri Zoran Zaev, Velkovski edhe më tej mbetet në Ministrinë e Brendshme për shkak të përvojës së tij. Zaevi njoftoi se do të duhet kohë për të shqyrtuar zgjidhjet e mundshme për pasardhësin e tij.